Trajneri i Teutës Enkeleid Dobi ka reaguar për mediat pas humbjes ndaj Egnatias në “Niko Dovana”. Ai e ka vendosur theksin te goli i anuluar për ekipin durrsak, ndërsa pas 18 javësh Superiore, Teuta grumbullonë 25 pikë, vendi i 5-të:
"Nuk e di kush është arsyeja, kemi pasur më shumë raste. Mënyra si interpretuan djemtë, jemi të kënaqur. Besoj se i vetmi ndryshim, ishte se ata më cinikë se ne dhe kanë më eksperiencë. Djemtë dhanë maksimumin, para festave të ishim me humor të mirë. Puna e trajnerit është të shkosh deri te zona. Pastaj lojtarët të marrin vendimet, të jenë më cinikë dhe efikasë.
Sot kemi parë Teutën që duam të shohim, përveç golave që janë më kryesorët. Ndëshkimi me një episod, ishte vetëm një gol që morëm pas shpine. Duhet të jemi të vëmendshëm. Kemi shumë raste që duhet të përfundojnë me gol.
Më vjen keq se nuk dua t’i fajësoj. Nuk kam qejf, nuk flas dot. Më kthyen 30 vite mbrapa. Nuk fola pasi nuk kam dy standarte, duhet të shikohet më mirë 'VAR'-i nuk ishte 'offside' Goli jonë ishte i rregullt.
Arbitrojnë me dy standarte, duhet të zbatojmë më shumë rregulloren, flas sidomos për futbollin dhe më vjen shume keq që nuk ishim efikasë.
Ndoshta dhe ndryshimi që bëmë nuk dha efektin e duhur e pranojmë, një episod ndodh, mund të kishte komunikim më të mirë, ishte vetëm një episod. Rezulatti shifet, na dhemb pasi çunat dhanë zemrën dhe gjithçka në fushë.
Jemi të vetëdijshëm dhe për lojtarët që kishim, ashtu siç kishim zgjedhur futbollistët në fillim duhet të kishim përfunduar 3-0 në pjesën e parë, por çtë bëjmë ky është futbolli".
