Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Duhet të jem realist, merkaton e kemi të bllokuar”, Thomas Brdariç para Klasikes: Derbi është derbi, ndeshje speciale

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të jem realist, merkaton e kemi të bllokuar”,
Thomas Brdaric

Vllaznia do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në këtë sezon. Ditën e nesërme në “Loro Boriçi” do të presë skuadrëne  Tiranës për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 20-të të Superiores.

Thomas Brdaric ka folur para Klasikes së Shqipërisë, ku ka analizuar këtë përballje. Gjithashtu ka folur edhe për merkaton dhe situatën e shkodranëve në këtë fillim viti.

“Ne jemi të përgatitur për ndeshjen e nesërme, jemi të uritur, e dimë rëndësinë e ndeshjes, derbet janë ndeshje speciale dhe na duhet lojë speciale. Mundësia për të fituar nesër është më e madhe se kemi rikthime, stafi mjekësor ka bërë një punë të mirë, shpresoj që nesër të bëjmë një ndeshje fantastike.

Derbi është derbi, nuk ka lidhje renditja, kemi avantazh se luhet në shtëpinë tonë. Duhet të investojmë që nga fillimi, gjithsecili të besojë që mund të fitojmë.

Merkato e bllokuar? Kam dëgjuar për bllokimin e lojtarëve, kemi vende të lira në skuadër, kemi punuar me lojtar të gatshëm. Pikë së pari janë djem të mirë dhe kanë potencial për të luajtur në Superiore, por nuk mund të fshehim çfarë ka ndodhur me Mensah apo Repaj. Në fund të ditës mund ta ndihmojnë ekipin, nuk duhet ti vendosim në presion.

Ta shijojmë këtë ndeshje, është mikëpritëse nëse ka një atmosferë të mirë në stadiun, në fund të ditës është një derbi edhe pse nuk e harrojmë çfarë ndodhi kur luajtëm jashtë me Tiranën. Duhet të jemi sa më realist, merkaton e kemi të bllokuar, për momentin punojmë me lojtarët që kemi, janë lojtarë shumë të fortë. Është diçka e keqe që ndodhi me Sangën (Edlin Randi Esang Matouti), i urojmë të jetë sa më mirë, po përgatitemi për ndeshjen e nesërme”, ka deklaruar timonieri i kuqebluve.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga