Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Dueli me Kosovën, Zvicra zbulon ku do të presë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me Kosovën, Zvicra zbulon ku do të presë
Kosova duke festuar golin kunder Zvicres

Kosova do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Duel ky që do të jetë shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e skuadrave në këtë turne.

Ndeshja e parë mes tyre do të luhet më 5 shtator dhe “Dardanët” do ta luajnë në transfertë. Federata Zviceriane e Futbollit ka bërë të ditur se ku do të zhvillohet kjo sfidë.

Zvicra dhe Kosova do të sfidohen mes tyre në Basel në stadiumin "St. Jakob-Park". Po në Basel do të luhet edhe përballja me Slloveninë më 8 shtator, ndërsa sfida kundër Suedisë më 15 nëntor do të luhet në Gjenevë.

Ndërkohë Federata ka bërë të ditur e biletat për duelin me Kosovën mund të blihen duke filluar që nga data 31 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga