
Mesfushori Eris Abedini është pa ekip pasi i përfundoi kontrata me klubin zvicerian të Xamax. 25 vjeçari po kërkon të nisë një aventurë të re, ku deri më tani ka të hapura 2 dyer.
Elbasani dhe Ballkani kanë nisur një ‘luftë’ në distancë përsa i përket merkatos. Të dy klubet janë vënë në ndjekje të Abedinit. Kampionët e Kosovës ishin më pranë mesfushorit të Kosovës, por futja në garë edhe e Elbasanit i ka hapur telashe Ilir Dajës, i cili e donte Abedinin në ekip.

Tashmë pritet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i 25 vjeçarit që luan në rolin e mesfushorit difensiv.
Teksa kujtojmë se përveç Xamax, Abedini ka mbajtur veshur edhe fanellën e Ticino, Lugano, Chiasso, Ëinterthur, Ëil, dhe Recre Granada. Ndërsa tani, mesfushori është shumë pranë futbollit shqiptar.