Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Duel direkt për mbijetesë ndaj Laçit, klubi i Teutës bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Duel direkt për mbijetesë ndaj Laçit, klubi i Teutës
Teuta

Teuta dhe Laçi do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, nis në orën 15:30.

Një duel direkt për mbijetesën, pas kurbinasit me 33 pikë mbajnë vendin e fundit në tabelë. Në krahun tjetër me 35 pikë, skuadra e Teutës renditet e 9-ta në tabelën e klasifikimit.

Ndërkohë që klubi durrsak ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Teuta lajmëron tifozët se hyrja në stadium do të jetë falas për këtë sfidë.

Njoftimi i klubit të Teutës:

MOS MUNGO, MBËSHTET TEUTËN!
KF Teuta dëshiron të njoftojë se për ndeshjen e rradhës në kampionati kundër Laçit (të shtunën ora 15:30), hyrja për tifozët do të jetë falas në të gjitha tribunat. Të gjitha rrugët të çojnë drejt stadiumit të qytetit. Ekipi ka nevojë për mbështetje masive! Merr një shokë dhe hajde në stadium.Forca Teuta!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga