Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dritë në fund të tunelit” për Partizanin, rikthehet në ekip llideri i të kuqve

Shkruar nga NEWSPORT
“Dritë në fund të tunelit” për Partizanin,
Bintsouka

Partizani ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm para duelit me Vorën. Është rithyer në ekip Archange Bintsouka. 22-vjeçari prej 3 muajsh nuk ishte pjesë e të kuqve, teksa tashmë duket se ka vendosur t’iu bashkohet kryeqytetasve.

Padiskutim që ky është një lajm pozitiv për stafin, i cili do të mbështetet sërish e shërbimet e sulmuesit më të mirë të të kuqve në sezonet e fundit. Kongolezi siç dihet prej 2 vitesh është pjesë e Partizanit, ndërsa ka dhe 2 vite të tjera kontratë me kryeqytetasit.

Bintsouka vihet kështu nën urdhrat e Mladen Milinkovic dhe do të jetë një lojtar kyç pr formacionin e të kuqve. Kujtojmë se Partizani ditën e shtunë do të luajë ndaj Vorës në kampionat, duel  i vlefshëm për javën e parë të Superiores dhe do të zhvillohet në orën 20:00 në “Arenën e Demave”.

Poll

Lexo gjithashtu