Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Do të jetë një ndeshje agresive”, Edlir Tetova para Flamurtarit: Kam grupin e plotë, me besim arrijmë te goli

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të jetë një ndeshje agresive”, Edlir Tetova para
Edlir Tetova

Egnatia do të luajë në transfertë ndaj Flamurtarit. Një duel shumë delikat, pasi kampionët aktualë do të synojnë fitoren në shtëpinë e kundërshtarëve.

Kuqezinjtë luajnë ndeshjenn e parë në shtëpi për këtë sezon, në një stadium të rikonstruktuar dhe ky misioni për 3 pikët nga ekipi i Edlir Tetovës bëhet akomë më i vështirë. Pikërisht timonieri i rrogozhinasve ka folur para kësaj përballjeje.

“Mendoj që ndeshjen e ekipit tim e përgatis në bazë të detyrave që unë kërkoj pa u ndikuar nga kundërshtari. Mendoj çdo ndeshje ka rëndësisnë e saj, si ky takim me Flamurtrin dhe çdo ndeshje që do të vijë më pas. Siç dihet ndeshja – ndeshjes nuk i ngjan për nga dinamika, por rrezik nuk shikoj. Mendoj do të jetë një ndeshje me ritëm dhe shumë e luftuar.

Flamurtari është një ekip që kërkon të administrojë lojën, me ritmin do të mundohemi t’ia bëjmë pak më të vështirë. Skuadra ime javë pas jave mendoj se do të gjejë akoma më shumë ritmin e munguar. Na duhet edhe pak kohë për të parë këtë gjë. Fatmirësisht grupin e lojtarëve e kam të plotë dhe nuk kemi asnjë mungesë. Na duhet identitet dhe besim për të shkuar te gola. Nuk besoj se skuadrat kanë presion, pasi është fillimi i kampionatit dhe ka shumë ndeshje përpara.

Padiskutim që të gjitha skuadrat kanë luhatjet e tyre, ashtu edhe në, por me kohën do të kemi atë që duam. Gjithësecili nga futbollistët po bën siç duhet punën e tij dhe lotjarët me eksperiencë po mbështesin shumë të rinjtë.  Për nga atmosfera do të jetë një ndeshje shumë me ritëm dhe agresive”, ka përfunduar Tetova. Kujtojmë se ekipet ditën e nesërme do të sfidohen mes tyre në stadiumin "Flamurtari", ora 19:00. Duel i vlefshëm për javën e 5-të të kampionatit. 

Poll

Lexo gjithashtu