Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Disiplina i pezulloi, reagojnë FANATIKSAT: Ndërmarrim hapa ligjor

Shkruar nga NEWSPORT
Disiplina i pezulloi, reagojnë FANATIKSAT: Ndërmarrim hapa ligjor
Tirona Fanatics

Pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e zhvilluar në Lushnje ku Tirana priti Vllazninë, Komisioni i disiplinës ka dënuar rëndë ekipin kryeqytetas. Klubi “Bardheblu” do të jetë i detyruar tanimë që përveçse migrimit që po bën në stadiumet shqiptare, të luajë dhe pa mbështetjen e tifozerisë së zjarrtë.

Ky vendim mbi mbi kurrizin e grupimit të fanasave të Tiranës të cilët janë lojtari i 12-të në çdo takim që skuadra e tyre luan kudo qoftë. Pikërisht, tifogrupi “Tirona Fanatics” të cilët janë shkaktarët e këtij pezullimi kanë reaguar në rrjetet sociale direkt pas publikimit të dispilinës që anon kundër Tiranës. “Fanatics” e quajnë Federatën e Futbollit një Federatë të degjeneruar dhe bashkëpunuese me serbët.

Fansat shprehen të irrituar me FSHF dhe nuk i besojnë syve për këtë vendimmarrje nga një institucion i korruptuar nga pikëpamja e tyre. Komisionin e Disiplinës ata e quajnë një komision partie si në kohën e Komunizmit dhe fajin ia hedhin futbollistëve të shkodranëve të cilët kanë festuar gjaytë golit të 4-të karshi grupimit tironas duke nxitur reagimin e këtyre të fundit.

Grupimi ultras nuk pajtohet me këtë dënim qesharak sipas tyre dhe njoftojnë se do të ketë hapa të ndërmarra duke mos e lënë këtë çështje me aq.

Deklarata zyrtare e FANATIKSAVE:

Sot, me nje njoftim skandaloz "Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar" mbyll dyert e stadiumit per te gjithe sezonin per shkak te nje kapsolle te hedhur ne fushe mbas provokimit te futbollisteve te vllaznise gjate festimit te golit te katert!
Po i njejti institucion qe njihet boterisht per korrupsionin e pangopur e shkaterrimin total te futbollit shqiptar denon sot ne menyre te turpshme dhe kolektive te gjithe tifozet bardhe e blu a thua se vjen kjo nga nje urrejte historike e gjenetike!
Komisioni Komunist i Padisiplinuar denon sot pa ju dridhur dora maksimalisht nje tifozeri e nje qytet ashtu sic as sistemi me i eger diktatiorial nuk ka guxuar ti denoje!
Absolutisht nuk pajtohemi me kete denim qesharak e tendecioz te prodhuar e votuar nga seksera qe vetem me futbollin nuk kane lidhje!
*Per hapat qe do te ndermeren do te kete njoftim ne vazhdim!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga