Tirana do të luaj ndeshjet e mbetura në Superligën shqiptare por edhe Kupën e Shqipërisë pa tifozë.
Është ky vendimi i Komisionit të Disiplinës që e dënon klubin kryeqytetas për shkeljet në sfidën me Vllazninë.
Tifozët bardheblu hodhën sende të forta ndaj futbollistëve shkodran në momentin që u shënua goli i katërt. Përpos dënimit të ashpër, klubi është gjobitur edhe me 300.000 lekë gjobë.
Episod që shkaktoi ndërprerje për të paktën 15 minuta, ndërsa kishte pasoja për disa futbollistë të Vllaznisë.
Esat Mala ishte më i dëmtuari, teksa nga raporti mjekësor rezultoi me djegie dhe përkeqësim të dëgjimit.
VENDIMI I DISIPLINES:
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
DISIPLINA E ASHPËR/ Tirana pa tifozë për pjesën e mbetur të sezonit
Poll