Partizani
Partizani do të luajë të dielën e 19 prillit në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 20:00.
Në prag të këtij dueli, klubi i kuq ka nxjerrë në shitje biletat. Kështu, një biletë për ta parë ndeshje nga tribuna C3 e stadiumit “Arena e Demave”, kushton 300 lekë të reja.
Çmimet më pas vijnë në rritje, ku në tribunat E1, D3, D2, D1, C1 dhe C2 bileta e ka vlerën 500 lekë të reja. 1000 lekë të reja kushton bileta në tribunën A, ndërsa në atë VIP çmimi i biletës është 3000 lekë të reja.
Poll
