Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Plani B i Barcelonës nëse nuk vjen Alvarez, drejtuesit luajnë me "nervat" e tifozëve për alternativën

Shkruar nga NEWSPORT
Plani B i Barcelonës nëse nuk vjen Alvarez, drejtuesit luajnë me
©QuePasa/ Julian Alvarez, Alexander Sorloth

Alexander Sorloth mund të jetë goditja e verës në sulm për Barcelonën. Sulmuesi norvegjez shihet si alternativa perfekte për të zëvendësuar Robert Lewandowskit i cili ka formalizuar largimin e tij pas 4 vitesh nga Spanja.

Edhe pse drejtuesit e klubit, kanë intensifikuar përpjekjet për të sjellë në "Camp Nou" Julian Alvarez, i cili mbetet dhe dëshira e madhe e presidentit Joan Laporta, pengesat e shpeshta të Atleticos për të ndaluar largimin e argjentinasit, ka detyruar katalanasit që të hedhin sytë tek sulmuesi tjetër i "Los Colchoneros". 

Matte Moretto, i specializuar për lëvizjet e bujshme në merkato, shkruan se Barcelona ka bërë hapin e parë për të marrë informacione paraprake mbi detajet e hollësishme, përpara se të shkojnë në bisedime me rivalët e La Liga-s.

Ardhja e Sorloth në "Camp Nou" do të sillte një miksim emocionesh për tifozët e klubit, pasi norvegjezi i ka ndëshkuar shpesh, si në kampionat, po ashtu dhe në çerekfinalet e Champions.

Kujtojmë golin e tij në ndeshjen e parë, i cili ishte dhe i dyti i sfidës, çfarë ndikoi në eleminimin e Barçës nga turneu dhe nëse do të kalonte tek kjo skuadër, fillimisht 30-vjeçari do të duhet t'i kërkonte "ndjesë", e ndoshta golat mund të jenë edhe përgjigjia e tij më e mirë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu