Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo sfidon Partizanin, Ilir Daja e nis me mungesa të dinamovitët

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo sfidon Partizanin, Ilir Daja e nis me mungesa të dinamovitët
Dinamo

E gjithë vëmendja aktualisht është te ndeshjet e Kombëtares, ku kuqezinjtë  mbrëmë fituan 2-1 ndaj Ukrainës dhe  të martën do të luajnë ndaj Gjeorgjisë, sfida këto të vlefshme për Nations League.

Por pavarësisht pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares, ekipet vazhdojnë stërvitjen për duelet e radhës në Superiore. Kështu një nga supersfidat e javës së 4-të të kampionatit është dueli mes Partizanit dhe Dinamos, ku tek dinamovitët do të debutojë Ilir Daja.

Derbi është parashikuar të luhet më 12 shtator në “Arenën e Demave”, ora 19:00. Takim ky që do të jetë shumë i luftuar. “Blutë” do të vuajnë mungesën e një titullari.

Në sfidën e mbrëmshme me Elbasanin, Bakary Goudiaby u ndëshkua me karton të kuq. Në këtë mënyrë mesfushori do të jetë i pezulluar për derbin me “Demat”, me stafin e dinamovitëve që duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga