Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo nuk gjen qetësi, klubi ndryshon sërish logon

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo nuk gjen qetësi, klubi ndryshon sërish logon
Dinamo

Dinamo vitin e kaluar nisi një cikël të ri, duke ndryshuar emrin, logon dhe vitin e krijimit. Me ndryshimet e reja klubi do të quhej Dinamo City, teksa viti u vendos 2023 dhe me qytet Durrësin.

Por duket se te Dinamo nuk gjejnë dot qetësi. Klubi ka bërë sërish ndryshime në logo. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shihet se tashmë te logoja e skuadrës është hequr viti 2023 dhe ëshë vendosur viti 1950. Vit ky që përkon me themelimin e dinamovitëve.

Në këto kushte duket se klubi ka ndërruar mendje dhe tashmë do të vazhdojë të ketë në stemën e skuadrës vitin e themelimit dhe jo vitin 2023. Komentet janë të shumta nga tifozët, të cilët sërish nuk janë të kënaqur me këtë ndryshim, teksa kërkojnë që klubi t’i rikthehet logos së vjetër.

Dinamo nuk gjen qetësi, klubi ndryshon sërish logon
Foto e marre nga postimi i Dinamos ne rrjetet sociale

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga