
Elbasani dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic.
“Pjesa e parë ishte gabim sepse vlerësuam Dinamon më shumë se ç’duhej. Dinamo është ekip shumë i mirë, por jo më mirë se ne. Unë isha shumë i mërzitur, nuk e kuptoj si mund të gjuash ashtu, si tek rasti i Kasës. I thashë, ai më kuptoi sepse është lojtar shumë i mirë. Isha i çuditur si mund të gjuajë shumë keq. Por ky është futbollit. Jam mërzitur, sepse mund të fitonim.
Për mendimin tim problemi ishte midis linjave me Jonuzin. Ai ishte gjithmonë afër me Brunon. Nuk kishte probleme me Alijin dhe Hoxhën. Sepse kur ata kishin topin, ishin vetëm pak veta brenda. Ideja ishte që të bënim presion nga anash kur kishte topin Lorran ose Maliqi.
Por mund të bënim ndryshe, megjithatë kjo ishte ideja dhe problemi që unë mendoj se ishte në pjesën e parë. Bregu ka cilësi, nuk është vetëm lojtar krahu, vjen edhe si mesfushor midis linjave. Ky ishte një problem për ne. Ndoshta nga komunikimi në pjesën e parë nuk ishim në nivelin si në pjesën e dytë.
Ndoshta mund të reagonim më shpejt, jo të presim e më pas të reagojmë. Ndoshta mund të reagonim më mirë që nga fillimi. Sot ishte mungesë edhe pasimi pasi fitonim topin. Menjëherë me pasimin e parë gabonim. Ne mund të reagonim pak më shpejt”, tha Gvozdenovic.