
Dinamo mund t’i marrë pozicionin në renditje Partizanit, për herë të parë gjatë Superiores këtë sezon. “Demat” renditen të tretët, teksa nëse humbin me dinamovitët do t’i shohin këto të fundit para tyre.
Dy pikë ndajnë Partizanin nga “Nëndetësja”, që kërcënon seriozisht pozitat e skuadrës së Orges Shehit. Dilemë e madhe për Partizanin mund të shihet aktualisht çështja e stadiumit.
Të kuqtë do të presin këtë takim, ditën e shtunë. Herën e fundit që ishin organizator vendosën të luajnë në “Air Albania”, pikërisht ndaj Vllaznisë ku barazuan 0 me 0.
Tashmë është sërish radha e tyre për të vendosur. Do të preferojnë stadiumin “Arena e Demave” apo “Air Albania”? Me shumë gjasa do të njihemi nesër me përgjigjen.