Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo e Ilir Dajës lë me pasoja Edi Martinin, shkodrani mungon përballë Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo e Ilir Dajës lë me pasoja Edi Martinin, shkodrani mungon
Ilir Daja - Edi Martini/ Fotomontazh

Vllaznia do të luajë kundër Partizanit, me mungesë të rëndësishme, atë të mbrojtësit shkodran Erdenis Gurishta. Ky i fundit ka marrë 4 kartonë të verdhë dhe me një total të tillë është është automatikisht i pezulluar.

Kartoni i fundit që mori, ishte në ndeshjen përballë Dinamos, ndërsa me 3 kartonët e parë është ndëshkuar në sfidat me Flamurtarin, Tiranën dhe Egnatian. Për të plotësuar mbrojtjen, trajneri Edi Martini, po shikon si mundësi potenciale mesfushorin Ardit Krymi.

Përveç numrit 6, tekniku ka në konsideratë dhe dy mbrojtës të tjerë, emra si Kouros dhe Pusi. Mund të jenë edhe opsione të cilët kanë luajtur titullarë më parë, si dhe Celikovic apo Sala, që mund të përshtaten sipas skemës.

Kujtojmë që kjo ndeshje do të luhet të dielën e 23 nëntorit, duke nisur prej orës 16:30 në stadiumin “Arena e Demave”. Supersfida është e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu