Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo e “etur” për një tjetër trofe, “djemtë” e Ilir Dajës favoritë përballë Vllaznisë (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo e “etur” për një tjetër trofe,
Dinamo - Vllaznia

Vllaznia – Dinamo City është ndeshja e parë e fazës “Final 4” që do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar, pasi skuadra fituese siguron një vend në finalen e madhe të edicionit futbollistik 2024/2025.

Gjatë këtij sezoni, Vllaznia dhe Dinamo janë përballur plot 6 herë, katër herë në kampionat dhe dy herë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kanë arritur vetëm një fitore, dy ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa Dinamo ka fituar tri herë, duke krijuar një bilanc pozitiv ndaj rivalit të saj.

Ndeshja e së dielës nuk luhet më për pikë, por për një vend në finalen e madhe, duke e bërë sfidën akoma më vendimtare. Të dyja skuadrat kanë mbërritur me meritë në këtë fazë pas një sezoni të gjatë me 36 javë plot emocione, përpjekje dhe shumë sakrifica.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga