Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo do “prodhim” vendas, klubi i Superiores me njoftim të rëndësishëm në prag të merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo do “prodhim” vendas, klubi i Superiores me njoftim të
Dinamo

Pas mbylljes së sezonit në vendin e 4-të të “Final Four”, skuadra e Ilir Dajës po kalon disa ditë të qeta pushimesh. Megjithatë klubi i Dinamos nuk ka rënë në këto “ujëra”.

Ata përmes një njoftimi në rrjetet e tyre sociale i kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e akademisë së tyre, duke kërkuar “prodhim” vendas për të ardhmen. Më tej theksohet data se kur do të fillojnë seleksionimet, ndërsa përzgjedhja do të kryhet nga një grup trajnerësh profesionistë.   

“Njoftim. Dinamo City hap dyert për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e akademisë së saj. Më datë 9 qershor 2025 fillojnë seleksionimet për ekipet U-19 (vitlindja 2007-2008), U-18 (2008), U-17 (2009), U-16 (2010), U-15 (2011).

Përzgjedhja bëhet nën kujdesin e një grupi trajnerësh profesionistë, emra të njohur të futbollit shqiptar. Të gjithë të interesuarit të paraqiten pranë kompleksit të Dinamo City në Arbanë prej datës 9 qershor. Ndiq edhe ti ëndrrën tënde, bëhu pjesë e shkollës blu të futbollit, pjesë e 18 herë kampionëve të Shqipërisë! Ju mirëpresim”.

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga