Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Deri tani s’kemi fituar asgjë, jemi me këmbë në tokë”, Gvozdenovic para Vllaznisë: Fokusohemi tek kjo ndeshje, janë javë të rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT
“Deri tani s’kemi fituar asgjë, jemi me këmbë në
Ivan Gvozdenovic

Elbasani dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 15:30.

Ditën e djeshme në konferencën për shtyp para mediave ka folur trajneri i bardhbluve, Ivan Gvozdenovic. Ky i fundit thotë se situata brenda ekipit është e mirë, ndërkohë që ndalet të flasë edhe për të ardhmen e tij.

“Mund të them që deri tani situata është e mirë, edhe pse normalisht do të vijojmë të kemi mungesa për arsye dëmtimesh. Pavarësisht kësaj, ne jemi gati për nesër (sot) me Vllazninë. Tani nuk do flasim shumë apo të festojmë, sepse kemi dy javë shumë të rëndësishme, fillimisht me Vllazninë dhe më pas Partizani, por për momentin mendojmë për ndeshjen nesër (sot).

Që kur kam firmosur dhe deri sot kam pasur shumë besim tek djemtë, sepse janë një grup dhe lojtarë të mirë. Dihet që futbolli ka ulje-ngritjet e veta. Nuk mund ta gjykojmë skuadrën kur kanë qenë në moment të vështirë, edhe tani të mirë. Jemi të kënaqur për formën që po kalojmë, por e kam pasur këtë besim edhe më herët.

Shohim punën tonë dhe nuk kemi eufori, për vetë faktin se nuk kemi fituar asgjë deri tani. Asgjë. Jemi vetëm në lojë dhe në rrugën e duhur. Mund të fitojmë diçka, por deri tani nuk kemi fituar asgjë dhe jemi në këmbë në tokë. Mendoj vetëm për nesër (sot) dhe mund të flasim vetëm për Vllazninë. Pas mbarimit të javës së fundit mund të flasim për më shumë.

Nuk e di se nga varet e ardhmja ime, sepse këtë e di klubi. Unë di që kam kontratë deri në fund të majit dhe më pas do flasim me klubin dhe të shohim si do bëjmë. Deri tani mendoj se klubi dhe unë jemi të kënaqur me njëritjetrin dhe kjo është pozitive", u shpreh Ivan Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga