Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi në “Air Albania”, Dinamo është “kafshtata” e preferuar e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi në “Air Albania”, Dinamo është
Tirana - Dinamo perballje nga sezoni i kaluar

Tirana – Dinamo është supersfida e javës së 9-të të Superiores. Dy ekipet do të sfidohen mes tyre më 19 tetor në “Air Albania” duke nisur që nga ora 17:00.

Një përballje e cila vlen më shumë se 3 pikët, vlen për krenari dhe prestigj. Përballë njëri – tjetrit do të vihen  Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja, të cilët do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët

Përballjet mes Tiranës dhe Dinamos kanë qenë gjithmonë të luftuara, por nëse i hedhim një sy statistikave të sfidave direkte mes tyre shikojmë që bardheblutë janë favoritë. Kjo pasi “Blutë” mund t’i konsiderojmë si “kafshata” e preferuar e Tiranës, pasi në 4 përballjet e sezonit të kaluar mes tyre kanë arritur të marrin pikë.

Kështu bardheblutë i kanë marrë plot 10 pikë Dinamon, me “Blutë” që kanë mundur të marrin vetëm 1 barazim dhe janë mposhtur 3 herë të tjera. Në derbin e radhës mes tyre, Dinamo me Ilir Dajën në stol do të tentojë të ndryshojnë rrjedhën e statistikave, ndërsa nga krahu tjetër Shkëmbi kërkon të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive në kampionat dhe të vazhdojë dominimin në derbi.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga