
Derbi Partizani – Tirana dhurojë 3 gola në javën e 6-të të Superiores, të cilat i përkasin ekipt bardheblue. Ky takim tregoi një tjetër të dhënë interesante, përveç triumfit të Tiranës. 8 golat e fundit të shënuar në derbin e kryeqytetit i përkasin lojtarëve të huaj.
Kjo e “tablo” e ka zanafillën prej 9 shkurtit të 2025, e përfunduar 1 – 1. Në këtë ballafaqim shënonin Ernest dhe Sembene. Dueli i radhës përkoi me 7 prill 2025, teksa dopieta e Jarmouni dhe finalizimi i Erenst “vulsoi” suksesin 3 – 0 për Tiranën.
Rasti më i fundit vjen para dy ditëesh. Bardheblut korrën triumfin e radhës 3 – 0 karshi “Demave të Kuq”, por sërish nuk shënojë asnjë futbollist shqiptar, teksa rrugën e rrjetës e gjetën Falaye, Patsatsia dhe Tabekou.