Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dëmtimet nuk i ndahen Vllaznisë, tjetër lojtar përfundon në infermieri

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimet nuk i ndahen Vllaznisë, tjetër lojtar përfundon
Vllaznia/ Ardit Krymi, Bekim Balaj

Vllaznia është skuadra që po vuan më shumë për shkak të dëmtimeve të lojtarëve. Saktësisht janë plot 10 lojtarë që janë të dmëtuar dhe që munguan ndaj Partizanit.

Por tashmë kësaj liste i shtohet edhe Ardit Krymi. Mesfushori u dëmtua ndaj Partizanit dhe u desht të linte fushën e lojës. Kështu shkodrani i bashkohet listës së futbollistëve që përfundonjë në infermieri.

Lojtari pritet që në ditët në vazhdim t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Kujtojmë vazhdojnë rikuperimin Qarri, Gurishta, Gruda, Jago, Stojanovic, Juric, Matouiti, Qato, Deliu dhe Spahija.

Klubi shpreson që të gjithë lojtarët të mund të rikuperohen gjatë pushimit të kampionatit dhe stafi teknik t’i ketë të gatshëm në rikthimin e kampionatit nga mesi i janarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga