
Partizani
Partizani mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Teutës në transfertë, me “Demat” që triumfuan 2-0 ndaj durrsakëve. Një triumf shumë i rëndësishëm, pasi i mban kryeqytetasit në vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Por kjo fitore “dhemb” për ekipin e Aleksandar Veselinovic. Pasi 2 nga lojtarët kryesorë të skuadrës u dëmtuan dhe lanë fushën e lojës pa përfunduar ndeshja. Fillimisht u dëmtua Paulo Buxhelaj dhe më pas Bintsouka.
Ditën e sotme futbollistët pritet t’u nënshtrohen edhe vizitave mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. “Dhimbje koke” kjo për timonierin serb, i cili është gjithë “sy e veshë” nga infermieria, pasi janë të dëmtuar edhe Pano Qirko dhe Kristi Kote.
Poll