Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Tiranën në “Niko Dovana”. Sfidë kjo e cila do të mbahet mend shumë gjatë nga një prej futbollistëve.
Grei Kuqi luajti për herë të parë në Superiore, teksa debutoi me fanellën e durrsakëve ndaj bardhebluve. 17-vjeçari hyri në fushë në minutat shtesë të takimit, me Enkeileid Dobin që vendosi t’i besojë talentit të tij.
Për këtë klubi krenohet në rrjetet sociale. Në një postim “djemtë e detit” shkruajnë se është vetëm 17-vjeç dhe ka dalë nga akademia e durrsakëve.
“Grei Kuqi regjistron debutimin e tij me ekipin e parë. Vetëm 17 vjeç dhe i rritur në Akademinë tonë, ky është një moment i veçantë jo vetëm për lojtarin, por për gjithë klubin, që vazhdon të besojë dhe promovojë talentet e veta”, shkruajnë në postim.
View this post on Instagram
