Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bylisi “treni” i fundit për Mladen Milinkovic? Ballshiotët kanë në dorë “fatet” e serbit

Shkruar nga NEWSPORT
Bylisi “treni” i fundit për Mladen Milinkovic? Ballshiotët
Mladen Milinkovic

Partizani po zhgënjen në këtë sezon, me “Demat” që janë larg çdo pritshmërie në kampionat. Të kuqtë pas 4 javësh të zhvilluara deri më tani në Superiore kanë arritur të grumbullojnë 4 pikë dhe mbajnë vendin e 7-të në klasifikim.

Mladen Milinkovic uk po arrin do të nxjerrë kryeqytetasit nga “errësira” dhe dueli i ardhshëm të kuqtë është ndaj Bylisit. Një duel “prove” për të kuqtë, të cilët do të synojnë patjetër fitoren, pasi në të kundërt stoli i serbit do të nis të “lëkundet” më fortë.

Me shumë gjasa përballja me ballshiotët mund të jetë “treni” i fundit për Milinkovic, i cili do të synojë të “shpëtojë kokën”  e vet dhe të rikthejë ekkipin te rezultatet pozitive para derbit të madh të kryeqytetit.

Siç dihet derbi ndaj Tiranës është parashikuar të luhet më 3 tetor në orën 19:00. Dhe padiksutim që do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit, ku fitorja vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj.

Poll

Lexo gjithashtu