
Sot në orën 13:30 luhet takimi i parë i javës së 22-të të Superiores mes Bylisit dhe Tiranës. Ballshiotët nuk i tremben kryeqytetasve, ndërsa Tirana tenton kthesën me rikthimin e Bledi Shkëmbit.
Nevil Dede ka hedhur në fushë pothuajse atë bosht ekipi për të tentuar të vazhdojë ecurinë e sukseseve. Berko do të përpiqet të jetë sërish “hero” i minutave të fundit, ndërsa për të kuqtë ndodhet në formacion edhe një ish-i Partiznait si Camara.
Tekniku i bardhebluve nga krahu tjetër kërkon 3 pikët jetike. Korçari i beson elementeve të Gugash Maganit. Të huajt Soler, Dembele dhe debutuesi Silva e nisin si titullar. Në sulm Zharmouni do të jetë shpresa e golave.
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Camara, Ruci, Malomo, Ofori, Berko, Peralta, A. Përgjoni, Abazaj, Ilieski, Trajner: Nevil Dede
TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Soler, Prengaj, Silva, F.Përgjoni, Ndreca, Ernest, Kola, Zharmouni, Trajner: Bledi Shkëmbi