Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bylis tenton rikthimin te fitorja ndaj shkodranëve, por ballshiotët i “tremben” së shkuarës

Shkruar nga NEWSPORT
Bylis tenton rikthimin te fitorja ndaj shkodranëve, por ballshiotët i
Bylis - Vllaznia

Vllaznia dhe Bylis do të përballen këtë të diel për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 17:00.

Bylis është në kërkim të pikëve të domosdoshme për të nisur shkëputjen nga zonë e ftohtë e renditjes. Në krahun tjetër, shkodranët duan fitore për të qenë pjesë e “luftës” së kreut.

Ama ajo ç’ka favorizon kuqeblutë nuk është vetëm renditje, por edhe e shkuara. Statistikat e së shkuarës flasin në favor të shkodranëve, ku në 30 ndeshje kanë fituar 14. 7 sfida të tjera i ka fituar Bylis, ndërsa 9 kanë përfunduar në barazim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga