
Të dielën në orën 14:00 do të luhet një përballje direkte për mbijetesën në Superiore, Bylis-Skënderbeu. Një ndeshje që vlen sa i gjithë sezoni, ku një gabim do të ishte fatal për njërën nga skuadrat.
Klubi mallakastriot i bën thirrje të gjithë tifozëve të jenë të pranishëm të dielën në stadiumin “Adush Muça” për “ndeshjen e jetës”.
“Bashkë të mundim Skënderbeun!
Klubi hap balloren në ndeshjen e jetës!
E dielë, ora 14:00, BYLIS-Skënderbeu, luajmë ndeshjen e sezonit në shtëpinë tonë dhe pjesëmarrja është detyrim!
Klubi ka vendosur që hyrja të jetë falas në ballore. Skuadra ka nevojë për ne, djemtë kanë nevojë për mbështetje në sfidën që vlen sa një sezon!
Mer shokun dhe një mik dhe të dielën të mundim Skënderbeun!
Forca Bylis”, shkruan ekipi mallakastriot.