
Vllaznia u pëfol ditën e sotme se i ishte bllokuar merkatoja dhe sipas shtypit të shkruar bëhej me dije se kishte disa çështje të hapura në FIFA ndaj disa lojtarëve që kanë qenë pjesë e kuqebluve.
Por në lidhje me këto zëra ka ardhur edhe reagimi i klubit shkodran. Kuqeblutë bëjnë me dije se nuk ka asnjë çështje të hapur që ka penalizuar klubin dhe ndër të tjera i sigurojnë tifozët se janë të gatshëm të përballen me çdo sfidë.
“????????????????????????:
Klubi i Futbollit Vllaznia është informuar sot në lidhje me disa lajme të përhapura në disa media për bllokimin e merkatos të saj.
KF Vllaznia sqaron opinonin publik me përgjjegjësi të plotë se nuk ka asnjë çështje të asnjë lojtari që është apo ka qënë në marëdhënie kontraktuale si dhe nuk ka asnjë vendim në fuqi të organeve të drejtësisë sportive që imponojnë bllokimin e merkatos së KF Vllaznia.
Këtë gjë e tregon më së miri edhe fotoja bashkëngjitur që tregon sistemin e transferimit të futbollistëve ku nuk ka asnjë penalitet për KF Vllaznia.
Duke qënë të ndërgjegjshëm se lufta per arritjen e objektivave sportive nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë, garantojmë sportdashësit tonë të zjarrtë kudo ku ndodhen se me përkushtim dhe profesionalizëm jemi të vendosur të përballemi me dinjitet ndaj çdo sfide!”, thuhet në postimin e klubit.