Tirana është rikthyer në stërvitje paraditen e sotme, për të nisur kështu përgatitjet për duelin me Bylisin. Kjo stërvitje nuk është drejtuar nga Bledi Shkëmbi.
Sipas informacioneve të orëve të fundit, Shkëmbi fillimisht ka zbritur në fushë me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa është larguar vetëm pak minuta më pas. Bashkë me të është larguar edhe ndihmësi i tij Sabien Lilaj. Timonierin korçar mund të konsiderohet i larguar nga stoli i bardhebluve.
Siç dihet ditën e djeshme drejtuesit dhe trajneri kanë patur një takim, nga i cili siç duket është vendosur që palët të ndajnë rrugët mes tyre. Gjithsesi pritet një reagim nga klubi për të zyrtarizuar gjthçka.
Kujtojmë se Tirana duelin e radhës do ta luajë ndaj Bylisit, takim që është parashikuar të zhvillohet ditën e dielë në orën 17:00, me stadiumin që mbetet ende një “enigmë”.