
Skënderbeu dhe Tirana kanë mbyllur në barazim ndeshjes mes tyre, luajtur në kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, përfundoi me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.
“Pas kartonit të kuq ishte shumë e vështirë për ne, pasi luajtëm me 1 lojtar më pak për më shumë se 75 minuta. Por jam i kënaqur me rezultatin. Isha shumë i kënaqur me lojtarët dhe nuk kishte nevojë për zëvendësime, pasi kishim ekuilibër. Vetëm 1 ndërrim kishte, Ivani për Rashicën. Nuk ka të bëjë largimi i Franklin te zëvendësimet. Por nuk e pashë të arsyeshme, pasi ishim mirë me Nikajn dhe Rashicën përpara. Kishim mundësi për kundërsulm. Skënderbeu në vendin e katërt? Po patjetër, do e tentojmë deri në fund. Janë edhe 6 javë, do luftojmë deri në fund është e sigurt”, u shpreh Gvozdenovic.