
Fundjavën e ardhshme do të ulet sipari i fazës së tretë të Kategorisë Superiore. Java e 27-të që mbyll fazën e tretë, do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën e ardhshme.
Përballja e parë që do të luhet ditën e shtunë është Laçi-Vllaznia. Kjo sfidë ishte parashikuar të niste në orën 13:30, por tashmë është vendosur në orën 14:00. Ndërsa po të shtunën në orën 17:00 do të zhvillohet sfida Elbasani-Partizani.
Të dielën në orën 14:00 do të nisë sfida Bylis-Skënderbeu, ndërsa në orën 17:00 do të zhvillohen dy përballjet Tirana-Dinamo dhe Egnatia-Teuta që mbyllin fazën e tretë të Kategorisë Superiore.
JAVA E 27-TË E SUPERIORES
E shtunë, 1 mars
Laçi – Vllaznia, ora 14:00
Elbasani – Partizani, ora 17:00
E diel, 2 mars
Bylis – Skënderbeu, ora 14:00
Tirana – Dinamo, ora 17:00
Egnatia – Teuta, ora 17:00