Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Atmosfera e mirë para Flamurtarit”, Naser Aliji: Kombëtarja? Është krenari për çdo futbollist

Shkruar nga NEWSPORT
“Atmosfera e mirë para Flamurtarit”, Naser Aliji:
Naser Aliji

Mbrojtësi i Dinamos, Naser Aliji, duket se do të shënojnë një fitore të thellë përballë Flamurtarit ditën e nesërme. Aliji thekson se tri pikët i kanë të sigurta, ndërsa shprehet me entuziasëm edhe pas fitores së Dinamos përballë Tiranës të shtunën e kaluar me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi i dinamovitëve thotë se gjendja e ekipit të tij është e mirë ndërsa thekson se nuk kanë mungesa. Sakaq, ai shprehet se Dinamo në çdo ndeshje hyn në fushë vetëm për tri pikët.

Sa i përket Kombëtares, Aliji thotë se është krenari për çdo futbollist që të jetë pjesë e saj. Si mbrojtës i majtë i kombëtares shqiptare, Naser Aliji plot vetëbesim tregon se është i gatshëm për çdo pozicion në fushën e lojës.

"Gjendja e ekipit është e mirë. Këtë herë nuk kemi mungesa, jemi të plotë dhe kjo është diçka e rëndësishme para një ndeshjeje si kjo me Flamurtarin. Kur vjen pas një fitoreje sigurisht që atmosfera është më e mirë, por te Dinamo gjithnjë atmosfera ka qenë e mirë, nuk ka ndryshuar shumë në këtë aspekt.

Flamurtari ka lojtarë të mirë, por mendoj se i duhet kohë. Ne jemi bashkë që sezonin e kaluar dhe besoj se jemi ekip më i mirë se ata. Do të kërkojmë vetëm fitoren ndaj Flamurtarit. Dinamo në çdo ndeshje hyn në fushë vetëm për tri pikët.

Kombëtarja? Është krenari për çdo futbollist të jetë pjesë e saj. Unë e di rolin tim në Kombëtare, jam mbrojtës i majtë, në qendër ka lojtarë të tjerë. Nëse do të jetë nevoja jam gati gjithmonë.”-shprehet Aliji.

Poll

Lexo gjithashtu