
Superiorja po shkon drejt fundit të kampionatit dhe tashmë ekipet po luftojnë mes tyre për çdo pikë, e cila vlen shumë në rrugën drejt objektivave. Por paraqitjet e skuadarve në 5 javët e fundit kanë lënë shumë për të dëshiruar, sidomos e atyre që ndodhen në “Play-Off”.
Kështu nga 4 skuadrat e “Final – Four” vetëm Dinamo ka arritur të grumbullojë më shumë pikë në 5 ndeshjet e fundit. Saktësisht dinamovitët kanë siguruar 10 pikë. Po kaq pikë ka mundur të marrë edhe Skënderbeu i Ernest Gjokës, i cili lufton për mbijetesë.
Ndërkohë pas tyre vjen Bylisi me Elbasanin me nga 7 pikë. Ballshiotët dhe verdheblutë lënë kështu prapa 3 ekipet e tjera të “top-4”-shes. Më pas vjen Teuta, Egnatia dhe Vllaznia me nga 6 pikë.
Tirana ka arritur që në 5 javët e fundit të grumbullojë po kaq pikë, ndërsa 4 pikë ka siguruar Partizani dhe me vetëm 3 pikë renditet Laçi.
