Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Arbitri Cjapi nuk e mbajti mirë ndeshjen”, Gvozdenovic sheh anën pozitive të barazimit: Çdo pikë ka vlerë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Arbitri Cjapi nuk e mbajti mirë ndeshjen”, Gvozdenovic sheh
Ivan Gvozdenovic

Elbasani dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli, për mikrofonat e RTSH-së ka folur trajneri i "verdhebluve", Ivan Gvozdenovic. 

“Presioni është pjesë e futbollit dhe ne jemi gati për këtë, si stafi dhe lojtarët. Çdo skuadër ka presion, jo vetëm Elbasani. Sot nuk funksionoi ritmi i lojës, ne nuk kapëm dot ritmin nga fillimi. Kjo ishte ajo që unë nuk pëlqeva. Çdo pikë ka vlerë, kampionati është i gjatë.

Nuk isha i kënaqur nga arbitri Kreshnik Cjapi. Unë kurrë nuk komentoj kam respekt për FSHF dhe arbitrat. Kishte shumë faulla dhe s’kishte ritëm loja. Disa faulla ishin me vonesë. Nuk e mbajti mirë lojën që nga fillimi.

Teuta ka skuadër të mirë dhe ne ishim përgatitur për këtë. Kanë tranzicion të shpejtë dhe janë të fortë në ajër. Teuta tregoi cilësi. Minusi për ne ishte ritmi i lojës, pasi nuk ishim në nivelin e 4 javëve të para. Ky ishte moment i keq për ne dhe kapi Teuta një pikë. Nuk jam i kënaqur, por kjo është situata.

Blaise ashtu si skuadra kishte nevojë të qëndronte edhe pak minuta në fushë. Zëvendësimi u bë në kohën e duhur për mendimin tim. Për Lajthinë ndoshta meritonte të futej më shpejt, por kjo është situata. Lajthia tregoi cilësi sot, por edhe ai kishte nvoje për pak më shumë minuta.

Mungesa e Diallo? E ndjemë. Por edhe Abbas ishte jashtë. Por edhe lojtarët që kishim bënë mjaft mirë, edhe Isi Manellari. Kishim nevoje për Abbas dhe Diallo, por çunat bënë mirë, vetëm ritmi ishte problemi.

Transferta në Shkodër? Nesër e kemi pushim, pastaj do të mendojmë për Vllazninë, është një skuadër e mirë. Kemi një javë kohë për t’u përgatitur”, tha Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu