
Dinamo
Dinamo do të luajë nën transfertë ndaj Elbasanit, sfidë e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Përballje kjo që do të startojë në orën 18:00 dhe zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Kur na ndajnë edhe pak orë nga starti i kësaj sfide, te dinamovitet është ditë feste. Kjo pasi një nga titullarët e ekipit feston ditëlindjen.
Bakary Goudiaby ditën e sotme feston 23 vjetorin e tij të lindjes. Sigurisht kjo është një motiv më shumë nga kryeqytetasit të kërkojnë fitoren ndaj elbsanasve. 3 pikët do të ishin dhurata me e mirë e ekipit për senegalezin.
Poll