
Arbër Abilaliaj mban postin e drejtorit sportiv te Partizani prej verës së vitit të kaluar. Kështu deri tani ka qenë në krye të 3 sesioneve të merkatos.
Çfarë bie në sy është se më së shumti ka preferuar lojtarë nga Kukësi dhe Erzeni. Klube këto të dyja që aktualisht nuk i përkasin Superiores.
Bëhet fjalë për 3 lojtarë të Erzenit dhe po kaq të Kukësit, që kanë mbajtur ato fanella veshur para se të transferoheshin te Partizani. Në total 6 lojtarë, që luajnë një peshë te nënkampionët aktual.
Kështu Adnard Mehmeti u transferuar nga Erzeni te “demat” në verën e kaluar. Po në të njëjtën kohë, kryeqytetasit morën Altin Bytyçin dhe Gjelbrim Taipin nga Kukësi. E njëjta gjë ka ndodhur dhe këtë verë.
Partizani ka afruar në ekip 2 lojtarë të Erzenit, bëhet fjalë për Anteo Osmanllarin dhe Agim Zekën. Ndërkohë Franci Lala është zyrtarizuar pas eksperiencës me Kukësin.
Kjo tregon se Abilaliaj është afeksionuar në njëfarë mënyrë me lojtarë të Kukësit dhe Erzenit gjatë këtyre dy viteve. Fakt është që verën e kaluar Partizani shpenzoi për të afruar lojtarë, ndërsa e njëjta gjë nuk ka ndodhur dhe këto 2 muaj.