Teuta nuk ka humbur shumë kohë dhe pas 3 ditëve pushim për Vitin e Ri 2026, skuadra është rikthyer në fushë. Ditën e sotme skuadra ka zbritur në fushën e lojës, ku kanë nisur përgatitjet për duelet e ardhshme.
Klubi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga përgatitjet e ekipi, ku futbollistët duken të buzëqeshur dhe atmosfera në ekip duket pozitive. Kjo për “djemtë e detit” është starvitja e parë për këtë vit, ndërsa kanë “rindezur” kështu “motorët” për pjesën e dytë të sezonit.
Vlen të theksohet se Teuta ka mbyllur 2 fazat e para të Superiores në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit me 25 pikë pas 18 ndeshjesh. Ndërkohë ëhtë vetëm 5 pikë larg vendit të 4-të që mbahet nga Vllaznia dhe të siguron edhe “Final – Four”.
Nga krahu tjetër kujtojmë se durrsakët do të përballen me Dinamon më 15 janar. Duel ky i vlefshëm për javën e 19-të dhe që do të luhet në “Niko Dovana”, duke nisur që nga ora 17:00.
View this post on Instagram
