Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

20 milionë euro në tavolinë, kryeministri Rama krah Florentino Perez për klubin e Superiores (SITUATA E PARALAJMËRUAR)

Shkruar nga NEWSPORT
20 milionë euro në tavolinë, kryeministri Rama krah Florentino
Fotomontazh/ Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë i pranishëm në “Santiago Bernabeu”, për të ndjekur nga afër sfidën mes Real Madrid dhe Villarreal, e cila përfundoi 3-1 në favor të “Los Blancos”.

Rama u pa krah presidentit të madrilenëve, Florentino Perez. Është ky i fundit që ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, pasi mes palëve pritet të arrihet një nga marrëveshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Siç paralajmëroi javë më parë administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, Real Madrid pritet të investojë 20 milionë euro dhe kjo marrëveshje do të ketë lidhje pikërisht me klubin vlonjat.

Klubi më i suksesshëm në arenën evropiane të këtij sporti, ka gjasa të sjellë në Shqipëri shkolla futbolli, për t’i dhënë një dorë përmirësimit të këtij sporti në vendin tonë.

Poll

Lexo gjithashtu