
Fjoart Jonuzi e ka të ardhmen e tij të paqartë. Mesfushori dëshiron largimin nga Tirana, ndërsa palët fillimisht u dakortësuan që kuksiani të merrte 20 mijë euro nga bardheblutë dhe për të dalë lojtar i lirë. Kontrata aktuale përfundon në qershor të 2025.
Diçka e tillë mesa duket nuk do të ndodhë dhe tashmë Jonuzi ka nisur stervitjen në palestër, ndërssa shpreson që drejtuesit të mbajnë “fjalën” e dhënë. Gjithsesi për të tashmë interesimet nuk mungojnë dhe Elbasani dëshiron të përfitojë nga situata dhe për të transferuar mesfushorin.
Ivan Gvozdenovic i pëlqen shumë karakteristikat e Jonuzit dhe ka shprehur dëshirën drejtuesve të Elbasanit që ta ketë në skuadër. Mes palëve kanë nisur kontaktet dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim dhe se si do të zgjidhet kjo çështje.