Në këtë sezon dëmtimet janë të shumta dhe Partizani nuk i ka shpëtuar kësaj “fatkeqësie”. Së fundmi janë dëmtuar 2 futbollistë.
Arinaldo Rrapaj dhe Kristi Kote nuk do të mund të kontribuojnë ndaj Bylisit. I pari vuan një dëmtim në kavilje gjë e cila e pamundëson që të jetë nën urdhrat e stafit të kuq.
Ndërkohë nga krahu tjetër futbollisti korçar ka mbyllur këtë vit për shkak dëmtimi. Kote ka pësuar një frakturë në gishtin e këmbës, gjë e cila merr kohë për t’u rikuperuar dhe tashmë lojtari mund të japë sërish kontributin e tij pas rikthimit nga pushimi.
Poll