Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

2 fitore dhe 1 barazim, Vllaznia “macja e zezë” për Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
2 fitore dhe 1 barazim, Vllaznia “macja e zezë” për
Vllaznia - Tirana

Tirana dhe Vllaznia do të përplasin “brirët” mes tyre në “Elbasan Arena” ditën e martë, duel shumë i luftuar dhe që është i vlefshëm për javën e 29-të të kampionatit. Klasikja e Shqipërisë është padiksutim supersfida e kësaj jave, e cila premton të jetë e luftuar.

Kjo ndeshje fatkeqësisht luhet për objektiva të ndryshme. Shkodranët synojnë të një hap fals i Egnatias për të marrë kreun e klasifikimit, ndërsa nga ana tjetër kryeqytetasit tentojnë fitoren për të lënë zonën e “Play-Out”.

Përveç momentit që po kalojnë skuadrat në klasifikim, kuqeblutë këtë sezon janë si “macja e zezë” për bardheblutë. Kjo pasi në 3 përballjet e kaluara të këtij sezoni, 2 ndeshje janë fituar nga Vllaznia dhe vetëm 1 sfidë ka përfunduar në barazim.

Bledi Shkëmbi do të jetë “all-in” ditën e martë në fushë, për të tentuar 3 pikët e para ndaj Thomas Brdaric si dhe për të ndryshuar edhe rrjedhën e statistikave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga