Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

10 gola të shënuar, Elbasani ka frikë nga Dinamo

Shkruar nga NEWSPORT
10 gola të shënuar, Elbasani ka frikë nga Dinamo
Dinamo - Elbasani

Elbasani dhe Dinamo do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, nis në orën 18:00.

Një sfidë tepër delikate për Elbasanin, jo vetëm për faktin që ende shpresojnë te “Final 4”, por edhe te kundërshtari që kanë përballë. Dinamo ka qenë një “fer” për verdheblutë këtë sezon.

Në 3 ndeshjet e para të këtij sezoni, dinamovitët i kanë shënuar Elbasanit plot 10 gola, ndërkohë që kanë pësuar vetëm 2. Dinamo ka fituar 2-1, 0-5 dhe 3-1, duke u kthyer në një “mace të zezë” për Elbasanin.

Megjithatë, këta të fundit do të zbresin të dielën në fushë për 3 pikët dhe përmirësimin e statistikave të këtij sezoni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga