Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

0 minuta në këtë sezon, 26-vjeçari “braktis” Tiranën për kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
0 minuta në këtë sezon, 26-vjeçari “braktis”
Romeo Haziraj

Romeo Haziraj nuk do të jetë më pjesë e Tiranës, teksa mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit. Aventura e gardianit në kryeqytet ka zgjatur vetëm 1 sezon, teksa u bë pjesë e bardhebluve në verën e kaluar.

26-vjeçari nuk ia doli të luante asnjë minutë me Tiranën, duke mos qenë në planet e stafit. Kjo ka bërë që futbollisti të largohet për një tjetër ekip. Ballshioti pritet të transferohet te Vora.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe në ditët e ardhshme me shumë gjasa do të vijë edhe zyrtarizimi. Haziraj në të kaluarën ka qenë pjesë e Apolonisë, Dinamos, Albpetrol, Bylis U-19 dhe Shkëndijës U-19.

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga