
Mustapha Gbolahan Salami
Mustapha Gbolahan Salami u largua nga Kukësi për te Bnei Yehuda në Izrael. Klubi verilindor së fundmi ka bërë të ditur dhe detaje nga transferimi i sulmuesit nigerian.
Kukësi tregon se ka ruajtur 20% të kartonit, në rast se Salami shitet nga klubi izraelit. Ndërkohë shumë e arkëtuar nga 22-vjeçari nuk bëhet e ditur.
Njoftimi i Kukësit:
"Faleminderit Mustapha Gbolahan Salami!
Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin izraelit të Bnei Yehuda për transferimin e sulmuesit Mustapha Gbolahan Salami, si edhe ka ruajtur 20% të kartonit të futbollistit.
FK Kukësi falënderon Salamin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”.
Poll