
Siç u bë e ditur mbrëmë, Shqipëria për herë të parë do të mirëpresë një nga turet më të fasmhme në botë të çiklizmit. Bëhet fjalë për 3 etapat e para të Giro D’Italia, turi më i njohur ndërkombëtarisht pas Tour de France.
Ministrja Manastirliu ka dhënë detaje sa i takon organizimit në qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Gjatë fjalimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka cekur se ky event kaq madhështor do të përfshi bashkëpunime në të gjitha strukturat e vendit. Kjo është një reklamë shumë e mirë për vendin tonë, pasi eventi trasnmetohet live në qindra vende të botës duke dhën edhe imazhe të turizmit për të promovuar etapat ku kalojnë çiklistët.
“Ditë e veçantë. Shqipëria vendoset për herë të parë në hartën e aktiviteteve të Giro D’Italia. Pas Francës, Belgjikës, Hungarisë dhe Izraelit.
Jemi shumë të kënaqur që do të mirëpresim nisjen e madhe në Shqipëri në maj 2025. 3 etapa të nisjes së madhe do të realizohen në tri bashki, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Kjo është mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë, pikë e fortë sa i përket turizmit, mundësi e artë për promovimin e sportit dhe çiklizmit te të rinjtë”, u shpreh Manstirliu.