Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shqipëria mirëpriti Princin e Emirateve, presidenti i Komitetit Olimpik firmos memorandum bashkëpunimi

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria mirëpriti Princin e Emirateve, presidenti i Komitetit
Fidel Ylli me Princin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka pritur sot në një vizitë zyrtare Princin Abdulaziz bin Turki Al-Faisal. Presidenti Fidel Ylli zhvilloi një takim kokë më kokë me të deleguarin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në zyrat e KOKSH-it u diskutua për rritjen e frymës olimpike mes vendeve islamike si dhe për format e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në aspektin sportiv. Princi u informua nga presidenti rreth projektit madhor të Komitetit Olimpik në Tiranë të quajtur ‘Tirana Olimpic City’.

Një vit më parë të dy krerët janë takuar, por në atë periudhë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyadh. Në takimin e fundit u firmosën memorandume në lidhje me bashkëpunimin e dy institucioneve homologe.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga