
Partizani dhe Kukësi nuk “pyesin” për sfidën e Kombëtares, me ekipet që ditën e sotme do të zbrsin në fushën e lojës. Skuadat do të përballen mes tyre në “Arenën e Demave’ në orën 17:30.
Një duel miqësor mes dy ekipeve që rikthejnë përballjen e Superiores. Kjo sfidë zhvillohet për të mbajtur lotjarët në formë, pasi kampionati është i ndërprerë për shkak të sfidave të Kombëtares.
Aleksander Veselinovic dhe Emiliano Çelës iu shërben kjo ndeshje për të parë gjendjen e lojtarëve, ndërsa vazhdojnë përgatitjet për duelet e tyre të radhës.
“Demat” me 19 tetor do të përballen me Elbasanin në “Elbasan Arena” në orën 17:00, takim i vlefshëm për javën e 9-të të Superiores.
Ndërkohë nga krahu tjetër Kukësi do të sfidojë më 15 tetor Albanët, takim i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë, ora 13:30, ndërsa më 19 tetor do të presë Kastriotin në “Kukës Arena”, ora 14:00.