Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Plas" në emision, Nevil Dede "kapet" me Ard Memën: Fushat janë mirë, t'i numëroj të gjitha; trajneri i Pogradecit: Ç'rëndësi ka qeraja

Shkruar nga NEWSPORT
"Plas" në emision, Nevil Dede "kapet" me Ard
Nevil Dede

Infrastruktura në kampionatin shqiptar ishte objekt diskutimi në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH. Nevil Dede dhe Ard Mema janë dy të ftuarit në këtë panel, të cilët diskutuan për fushat stërvitore që përdorin skuadrat e kampionatit shqiptar.

Bari sintetik shpesh është shndërruar në problem për ekipet me shumë lojtarë të dëmtuar. E megjithatë kushtet të tilla janë thuajse për gjitha skuadrat. Mema ishte i mendimit që ekipet nuk kanë fusha stërvitore. "Nuk i kanë kushtet siç duhet. Ne (Pogradeci) i kemi", tha fillimisht trajneri kryeqytetas. Në këtë moment ndërhyri Dede duke thënë:

"I kanë more si nuk i kanë. Dinamo ka, Vllaznia po, Tirana, Partizani"... Mema ia ktheu direkt: " Po me bar sintetik". Ndërkaq Dede i bindur për mendimin e vet, u shpreh: "Edhe ju e keni me qera. Po të kalojmë me pretendime për fusha me bar natyral, kalojmë në buxhete të tjera", përfundoi ai duke i vënë kapak në një farë mënyre debatit sportiv në studio.    

Poll

Lexo gjithashtu