
Foto ilustruese
Partizani do të përballet me Marsaxlokk sot në orën 20:00 në Elbasan Arena, sfidë e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League.
Të kuqtë vijnë si favoritë absolutë përballë kundërshtarëve maltez dhe në Elbasan do të tentohet të mbyllet kualifikimi që në sfidën e parë, për të shkuar më pas të qetë në të dytën.
Demat luajnë në Elbasan, pasi stadiumet e kryeqytetit nuk janë gati për ndeshjet europiane. Ndërkohë, në kryeqytet po zhvillohet protesta e opozitës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. I përhershëm në këto protesta është edhe ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani.
Me një postim në Facebook ai shkruan: O sot o kurrë, ora afroi!

Poll